Parashikimi për reshje intensive/ Ministria e Mbrojtjes kërkon të merren masat
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se, bazuar në informacionet e Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme priten reshje shiu në disa qarqe të vendit. Sipas parashikimeve, reshjet do të jenë lokalisht intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata. Në këtë kuadër, Ministria u ka bërë thirrje strukturave të Mbrojtjes Civile dhe institucioneve përgjegjëse në nivel vendor dhe qendror të rrisin vëmendjen dhe gatishmërinë për marrjen e masave parandaluese. Bashkitë në zonat me risk më të lartë janë kërkuar të forcojnë gatishmërinë operacionale dhe të monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme situatën në terren. Ndërkohë, prefekturat duhet të përcjellin informacionin pranë bashkive dhe të raportojnë në kohë çdo problematikë pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile. Autoritetet...
Burimi:
sot.com.al