Parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat

Parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 16 m/sek. Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.