Parashikimi i motit 23 Mars 2026, reshje shiu dhe shtrëngata

Parashikimi i motit 23 Mars 2026, reshje shiu dhe shtrëngata

Këtë të hënë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e para të ditës, fillimisht me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore. Gradualisht, në orët e mesditës e në vijim reshjet e shiut parashikohen të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit, në mënyrë të herëpashershme me intensitet të ulët si dhe shtrëngata afatshkurtra kryesisht në malësitë e vendit. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut humbasin intensitet dhe mbeten të dobëta në Jug dhe lokalisht në Verilindje në male. Në relievet malore në Veri-Lindje-Juglindje në lartësitë mbi 1000-1200 metër parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim me...