Parashikimi i motit 16 Shkurt 2026, vranësira dhe reshje shiu
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh kryesisht në pjesën e parë të ditës. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes me intensitet të ulët. Gjatë ditës reshjet mbeten prezente në relievet malore në veri me intensitet të ulët, për t`u riaktivizuar në orët ë mbrëmjes vonë në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët deri mesatar. Përgjatë vijës bregdetare dhe Ultësirën Perëndimore, reshjet në periudha afatshkurtra dhe në mënyrë të izoluar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve, Verilindje-Lindje dhe juglindje në lartësitë mbi 800-900...
Burimi:
kohajone.com