Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në Vlorë/ U konfliktua me një person, arrestohet 39-vjeçari i armatosur
Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në Vlorë. Një 39-vjeçar është arrestuar pasi është konfliktuar me një person, ndërsa ishte i armatosur me një pistoletë me krehër me fishekë. Në pranga ra shtetasi me iniciale A. Sh., i cili sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka tentuar të fshehë në një lulishte, armën e zjarrit pistoletë që mbante me vete. Njoftimi: Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale. Arrestohet një 39-vjeçar që u konfliktua me një shtetas, për motive të dobëta, dhe mbante me vete 1 armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë. Sekuestrohet pistoleta. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit për një konflikt në ambientet e një lokali në lagjen “Uji i...
Burimi:
top-channel.tv