No Image Available

Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë? Gjenden “Nissani” e “Audi Q5” dhe tre bidona benzine, do përdoreshin…

dy automjetet e sekuestruara: nissan dhe audi q5 VLORË- Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në Vlorë, ku falë ndërhyrjes së policisë janë sekuestruar dy automjete të vjedhura dhe lëndë djegëse. Sipas njoftimit të policisë, dy automjete, njëri tip "Nissan" dhe tjetri tip "Audi Q5", me targa të huaja, ishin fshehur në një sipërfaqe ullishteje në fshatin Babicë e Madhe. Nga veprimet hetimore dyshohet se këto automjete do të përdoreshin për kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale. Po ashtu, u gjetën edhe 3 bidona me benzinë, që mendohet se do përdoreshin më pas për të djegur një prej mjeteve. Njoftimi: Falë punës së thelluar hetimore, Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale. Sekuestrohen dy automjete të vjedhura dhe lëndë djegëse. Më datë...