Parandalohet ngjarja e mundshme kriminale në Vlorë/ Të shtëna në ajër gjatë një konflikti, arrestohen dy të rinj

Parandalohet ngjarja e mundshme kriminale në Vlorë/ Të shtëna në ajër gjatë një konflikti, arrestohen dy të rinj

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale me pasoja për jetën në qytetin e Vlorës. Për pasojë janë arrestuar dy të rinj, pasi njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë një konflikti. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në ambientet e jashtme të një lokali disa persona po konfliktoheshin dhe se njëri prej tyre kishte armë zjarri, ndërhynë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke arrestuar 2 autorët, konkretisht shtetasit: * A. H., 19 vjeç, banues në Vlorë;* M. A., 25 vjeç, banues në Orikum. Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë një konflikti fizik midis 2 shtetasve të mësipërm dhe disa personave të...