Parandalohet krimi në Tepelenë! Burri dhunon dhe kërcënon me armë gruan, arrestohet 53-vjeçari
arma e sekuestruar TEPELENË-Një tragjedi brenda familjes është parandaluar nga Policia në Memaliaj. Një 53-vjeçar ka dhunuar dhe kërcënuar me armë zjarri bashkëshorten e tij. Policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka parandaluar krimin në familje. Burri është arrestuar në banesën e tij, ndërsa gjatë kontrollit është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Njoftimi i policisë: Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i veprimeve profesionale të shërbimeve të Policisë parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje, në fshatin Lulëzim, Memaliaj. Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste atë, se do ta vriste, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, që u gjetë gjatë kontrollit në banesën e 53-vjeçarit. Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në Komisariatin e Policisë Tepelenë, pas njoftimit...
Burimi:
zeri.ai