“Paralizohet” qarkullimi në Librazhd-Qafë Thanë, bllokohet ambulanca, pacientja kalohet përmes lumit me barrelë (VIDEO)

“Paralizohet” qarkullimi në Librazhd-Qafë Thanë, bllokohet ambulanca, pacientja kalohet përmes lumit me barrelë (VIDEO)

Librazhd-Qafë Thanë LIBRAZHD- Rruga Librazhd-Qafë Thanë është bllokuar në të dyja drejtimet prej më shumë se 4 orësh, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh nga mali në zonën e njohur si "Kthesat e Dragostunjës". Mësohet se që prej orës 11:00 qarkullimi në këtë aks është totalisht i bllokuar, duke shkaktuar kaos dhe radhë të gjata automjetesh në të dy drejtimet. Në terren ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore, të cilët po monitorojnë situatë për të bërë të mundur shmangien e trafikut. Në njoftimin e uniformave blu, bëhet me dije se policia po bashkëpunon me firmën kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin në një kohë sa më të shpejtë të aksit rrugor me qëllim fillimin e lëvizjes së automjeteve. "Në aksin rrugor Librazhd –...