Paralizohet prej dëborës aksi Librazhd-Peshkopi, dhjetëra qytetarë bllokohen me mjetet e tyre në kthesën e Lunikut

Paralizohet prej dëborës aksi Librazhd-Peshkopi, dhjetëra qytetarë bllokohen me mjetet e tyre në kthesën e Lunikut

Për shkak të reshjeve me intensitet të lartë të dëborës, aksi Librazhd-peshkopi është bllokuar. Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku raporton se dhjetëra qytetarë kanë mbetur të bllokuar me mjetet e tyre në kthesën e Lunikut. Kjo është një zonë që frekuentohet mjaft nga turistët, ndërsa raportohet se edhe pse prania e dëborës është prezente prej disa ditësh, nuk është bërë kriposje dhe skorje në këtë aks. Ndërkohë po ashtu raportohet në këtë zonë, të bllokuara janë edhe disa fshatra. Top Channel