Paralajmërimi/ Rikthehen reshjet intensive në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë
Nga pasditja e së mërkurës moti përkeqësohet ndjeshëm në disa qarqe të vendit, me reshje të forta shiu, borë në zonat malore dhe det të trazuar në jug. Reshje të dendura në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë Qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës do të përballen me reshje intensive shiu nga pasditja e së mërkurës deri të enjten, sipas njoftimit të Institutit të Gjeoshkencave. Reshje lokale, por të dendura, parashikohen edhe në qarqet e Shkodrës dhe Korçës. Në pjesën tjetër të vendit, reshjet do të jenë kryesisht mesatare dhe të shoqëruara me shtrëngata. Veriu, lindja dhe juglindja, veçanërisht zonat mbi 900 metra mbi nivelin e detit, pritet të përballen me reshje dëbore. IGJEO paralajmëron për kujdes të shtuar, pasi reshjet dhe shtrëngatat mund të shkaktojnë rënie...
Burimi:
argjiroja.net