Paralajmërimi i SHBA: Shqipëria mund të jetë në shënjestër të Iranit për shkak të MEK-ut

Paralajmërimi i SHBA: Shqipëria mund të jetë në shënjestër të Iranit për shkak të MEK-ut

Ilan Berman, Zëvendëspresident i Këshillit Amerikan për Politikën e Jashtme, në Uashington DC, ka folur lidhur me rrezikun që paraqet Irani për Shqipërinë, ndërkohë që sot janë hakeruar email-et e deputetëve të Kuvendit. Sipas tij rreziku ekziston duke parë përfshirjen e qeverisë shqiptare me opozitën iraniane lidhur me kampin e MEK-ut, por shton se ky rrezik nuk është i papritur. “Mendoj se keni të drejtë këtu dhe duhet ta shikojmë pikërisht edhe nga syri i Iranit, regjimi ndjehet i kërcënuar dhe përdor çfarëdo lloj mjeti dhe po zgjeron konfliktin sa më shumë që të jetë e mundur në mënyrë që vende si Shqipëria, por edhe fqinjët në gjirin Persik të reagojnë dhe të vënë presion mbi Washingtonin për ta ulur nivelin e luftës. Këtu kemi...