Paralajmërim për shoferët, kujdes/ Mjegull e dendur në aksin Korçë-Pogradec

Paralajmërim për shoferët, kujdes/ Mjegull e dendur në aksin Korçë-Pogradec

Mjegulla e dendur ka përfshirë mëngjesin e kësaj të shtune, segmentin rrugor Kukës–Krumë, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve. Sipas raportimeve, në disa zona shikueshmëria është mjaft e kufizuar, ç’ka rrit rrezikun për aksidente rrugore. Në këto kushte drejtuesit e mjeteve këshillohen të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin dritat e mjegullës dhe të ruajnë distancën e sigurisë nga automjetet e tjera. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë aks rrugor.