Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave

Një aksident i rëndë rrugor në veri të Italisë është kthyer në tragjedi për një familje, pasi përplasja mes katër makinave la të vdekur një burrë 38-vjeçar dhe vjehrrën e tij 73-vjeçare. Në aksident u përfshi edhe një 29-vjeçare me origjinë shqiptare. Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 12:30 në rrugën provinciale “Rivoltana”, mes Caravaggio dhe Mozzanica. Sipas rindërtimit paraprak të policisë rrugore, aksidenti dyshohet se nisi gjatë një tentative parakalimi nga një makinë Mercedes C180 që drejtohej nga 29-vjeçarja shqiptare, e cila jeton në Calvenzano. Gjatë manovrës, automjeti dyshohet se preku një Volkswagen Sharan, duke bërë që drejtuesi të humbiste kontrollin. Më pas, Mercedes përfundoi në korsinë e kundërt ku u përplas frontalish me një Citroen C5, në të cilin udhëtonte një familje prej...