No Image Available

Para në këmbim të votës, Gjykata shpall të fajshëm tre persona

Gjykata e Posaçme ka shpallur të fajshëm dhe ka dënuar me nga 8 muaj burg tre të akuzuarit për korrupsion në zgjedhje Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja. Asnjëri prej tyre nuk rrezikon qelinë, për shkak se në përfundim GJKKO ka vendosur të pezullojë dënimet me burg dhe t’i lerë ata në shërbim prove. Gjatë fushatës zgjedhore, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, premtuan, ofruan dhe dhanë shuma monetare zgjedhësve të Bashkisë Kurbin, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik, Partia Socialiste.