Papërballueshmëria e jetesës, Tirana e fundit për fuqinë blerëse mes qyteteve evropiane

Papërballueshmëria e jetesës, Tirana e fundit për fuqinë blerëse mes qyteteve evropiane

Tirana renditet në vendin e fundit për fuqinë blerëse mes 26 qyteteve evropiane të analizuara nga platforma ndërkombëtare Numbeo, duke reflektuar nivelin më të ulët të përballueshmërisë së jetesës në raport me të ardhurat. Indeksi i fuqisë blerëse për kryeqytetin shqiptar është vetëm 47.2, shumë më poshtë se çdo qytet tjetër në listë dhe pothuajse dy herë më i ulët se në disa prej qyteteve kryesore të Evropës Perëndimore. Në krye të renditjes qëndron Madridi me një indeks prej 111.3, i ndjekur nga Valencia me 105.8 dhe Barcelona me 102.8, çka tregon se banorët e këtyre qyteteve kanë më shumë se dyfishin e fuqisë blerëse krahasuar me Tiranën. Edhe qytete si Zagrebi, me 102.4, dhe Torino me 97.9, paraqesin një nivel dukshëm më të lartë...