PAMJET-Bastisen zyrat e Postave “Elite dhe Expres24”, sekuestron mallra pa faturë dhe 13 mln lekë

PAMJET-Bastisen zyrat e Postave “Elite dhe Expres24”, sekuestron mallra pa faturë dhe 13 mln lekë

mallrat e sekuestruara TIRANË-Janë zbardhur emrat e subjekteve që ofrojnë shërbime postare, për të cilat ka nisur një hetim nga prokuroria e Tiranës, për veprën penale të evazionit fiskal dhe për mallra që shiten pa faturë. Weblajm ka mësuar se kontrollet janë ushtrar në zyrat e 'Elite Post' dhe 'Expres24 Post'. Gjatë aksionit policor dhe Prokurorisë së kryeqytetit janë sekuestruar kompjutera, dokumenta, mallra pa faturë tatimore, dhe 13 milionë lekë. Dyshimet janë se 'Elite Post' dhe 'Expres24 Post' kanë pranuar dhe shpërndarë mallra të pa zhdoganuar dhe pa fatura tatimore. NJOFTIMI I PROKURORISË: Hetime subjekteve që ofrojnë shërbime postare, Prokuroria Tiranë regjistron procedim penal për evazion fiskal për mallrat që shiten pa faturë, sekuestrohen 13 mln lekë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë regjistron procedimin...