Pamje tronditëse/ Aksidenti në Durrës para lokalit, momenti kur klientët të shokuar dalin jashtë dhe tentojnë të shpëtojnë fëmijët

Pamje tronditëse/ Aksidenti në Durrës para lokalit, momenti kur klientët të shokuar dalin jashtë dhe tentojnë të shpëtojnë fëmijët

Këto janë pamjet e rënda nga brenda lokalit në Durrës, ku shoferi i dehur Nikoll Radaçi përplasi për vdekje dy fëmijët dhe plagosi rëndë një tjetër në lagjen numër 15, në trotuarin para lokalit. Siç duket nga pamjet e kapura nga kamerat e lokalit, të siguruara nga korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi, në momentin e tragjedisë, klientët e tmerruar kanë vrapuar jashtë për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe për të identifikuar fëmijët, të gjithë të moshës 10-vjeçare që jetonin në atë lagje. Shoferi që shkaktoi aksidentin tragjik, Nikoll Radaçi, njihej si problematik në zonë pasi konsumonte alkool dhe bënte manovra të rrezikshme me makinë. Top Channel