PAMJE ME DRON/ Tubim madhështor kundër Ramës, diaspora në Tiranë, mijëra shqiptarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

PAMJE ME DRON/ Tubim madhështor kundër Ramës, diaspora në Tiranë, mijëra shqiptarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mijëra shqiptarë kanë mbushur Bulevardin para kryeministrisë në protestën kundër Edi Ramës. Tubimit të kësaj të shtune i është bashkuar edhe Diaspora, duke bërë histori me një pjesëmarrje rekord. Nga pamjet shihen mijëra qytetarë që janë mbledhur për të kërkuar largimin e kësaj qeverie. Protesta vijon të jetë pjesë e një serie tubimesh ku qytetarët shprehin pakënaqësi dhe kërkojnë ndryshime politike në vend. Emigrantët kanë ardhur nga shtete të ndryshme për t’iu bashkuar tubimit të 35-të të qytetarëve kundër qeverisë dhe klasës politike në përgjithësi. Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.