Pamje me dron/ Tirana feston Ditën e Verës, qytetarët mbushin rrugët e kryeqytetit

Pamje me dron/ Tirana feston Ditën e Verës, qytetarët mbushin rrugët e kryeqytetit

Sikurse është bërë traditë çdo vit, qindra qytetarë mbushën rrugët e Tiranës këtë 14 mars për të festuar Ditën e Verës. Të favorizuar edhe nga moti me diell, qytetarët kanë dalë për të shijuar aktivitetet e organizuara për të gjitha grupmoshat, veçanërisht për fëmijët. 14 marsi prej më shumë se 20 vitesh është shpallur festë kombëtare e ditës së verës. Epiqendra e kësaj feste është qyteti i Elbasanit ku kulmi i festës ishte në mesnatë. Sot në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe gjithë qytetet e tjera Dita e Verës po festohet me një mot të bukur dhe të ngrohtë. Top Channel