PAMJE/ Alketa Vejsiu dhe Ledion Liço bëhen bashkë, çfarë do të ndodhë sot në BBVA

PAMJE/ Alketa Vejsiu dhe Ledion Liço bëhen bashkë, çfarë do të ndodhë sot në BBVA

Dy nga figurat më të rëndësishme të televizionit shqiptar, janë bërë bashkë në një takim që ka “thyer” rrjetin mbrëmjen e djeshme. Ledion Liço dhe Alketa Vejsiu kanë publikuar disa foto të përbashkëta, ku shfaqen të buzëqeshur dhe në një atmosferë mjaft miqësore krah njëri-tjetrit. Por, ajo që ka ndezur kuriozitetin e publikut është njoftimi zyrtar që shoqëron këto pamje. Përmes një fotoje bardh e zi, ku Ledioni shfaqet duke qeshur, Alketa ka zbuluar se nesër do të jetë pjesë e spektaklit të “Big Brother VIP”. “Nesër Big Sister viziton Vëllain e Madh,” shkruhet në diçiturën e fotos, duke konfirmuar kështu një kryqëzim historik mes dy formateve dhe ekraneve. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë roli i Alketës në Prime-n e nesërm...