Paloka: Po të ishim për kryengritje të armatosur, Rama nuk e di se në cilën pjesë të botës do fshihej

Paloka: Po të ishim për kryengritje të armatosur, Rama nuk e di se në cilën pjesë të botës do fshihej

Deputeti demokrat, Edi Paloka, duke komentuar protestat më të fundit të opozitës  tha se, elementi më domethënës i vërejtur është zhdukja e frikës te protestuesit. Sipas tij forca disproporcionale e policise përballë protestuesve, është një sjellje që interpretohet jo si shenjë force, por si tregues i frikës dhe dobësisë së qeverisë. “Pavarësisht dhunës, arrestimeve dhe represionit të shtuar, reagimi ka qenë ai i një rezistence në rritje. Veçanërisht bie në sy prania e një grupi të rinjsh, të cilët shfaqin një grintë dhe një gatishmëri për t’u përballur që nuk ishte parë prej kohësh. Ata nuk shfaqin hezitim përballë dhunës apo arrestimeve, të cilat përshkruhen si “skandaloze”, përfshirë edhe rastet kur individë janë ndaluar arbitrarisht në rrugë, pa qenë pjesë e protestës. Kjo qasje e...