‘Paketa e Maleve’, Spahia: Po përgatitet tjetërsimi i pronave në zonat turistike të Veriut

‘Paketa e Maleve’, Spahia: Po përgatitet tjetërsimi i pronave në zonat turistike të Veriut

Nisma më e fundit e qeverisë, e quajtur ‘Paketa e Maleve’, është vënë në shënjestër të kritikave nga opozita, e cila e cilëson atë jo si një projekt zhvillimor, por si një mekanizëm grabitqar për tjetërsimin e pronave. Deputeti i PD-së Bardh Spahia, duke analizuar krijimin e grupit të përbashkët të punës qeveri-bashki për këtë paketë, vuri në dukje një detaj shqetësues: përzgjedhjen e kryebashkiakëve që aktualisht janë nën hetim nga SPAK, si Benet Beci i Shkodrës dhe Majlinda Bufi e Roskovecit, për të drejtuar këtë proces. ‘Dy mjeshtrat e aferave korruptive janë zgjidhja ideale për këtë plan,’ ironizoi Spahia, duke shtuar se përfshirja e tyre sinjalizon qëllimet e vërteta të projektit. Sipas tij, Paketa e Maleve synon t’u marrë tokën banorëve autoktonë të zonave...