Paketa e Maleve, qeveria ”Rama 4” miraton zonat prioritare për 9 bashki

Paketa e Maleve, qeveria ”Rama 4” miraton zonat prioritare për 9 bashki

Këshilli i Ministrave vendosi këtë të enjte shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Berat, Dimal, Durrës, Himarë, Kavajë, Librazhd, Mirditë, Rrogozhinë dhe Vlorë. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo thotë se numri i aplikimeve për Paketën e Maleve ka arritur në 400. Demo u shpreh se objektivi për të arritur 1,000 aplikime deri në fund të vitit 2026 është i realizueshëm. Vendimet e plota V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË BERAT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor,...