Paketa e Maleve, ministri Demo: 25 bashki kanë përcaktuar zonat prioritare, mbi 300 aplikime

Paketa e Maleve, ministri Demo: 25 bashki kanë përcaktuar zonat prioritare, mbi 300 aplikime

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, të zhvilluar sot në Pallatin e Brigadave, prezantoi raportin për fuqizimin e pushtetit vendor, që sipas tij përqendrohet në katër drejtime: në zhvillimin ekonomik, kapacitetet vendore, modernizimi i qeverisjes dhe performanca e shërbimeve. Për sa i përket zhvillimit ekonomik, Demo u ndal tek programi “Paketa e Maleve”, ku bëri të ditur se sot janë rreth 25 bashki që kanë përcaktuar zonat prioritare dhe se vetëm në këto zona tashmë janë mbi 300 aplikime reale që po trajtohen nga pushteti vendor për përfundimin e lejes së ndërtimit. Demo theksoi më tej se “rreth 25 bashki të tjera janë në proces e sipër të përgatitjes së dokumentacionit, i cili do të...