Pagat e mësuesve, deputetja Zhupa: Mazhoranca të votojë ligjin që e kërkon Sindikata e Arsimtarëve

Pagat e mësuesve, deputetja Zhupa: Mazhoranca të votojë ligjin që e kërkon Sindikata e Arsimtarëve

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa i kërkon mazhorancës socialiste që të tërhiqet nga votimi kundër i ligjit që i hap rrugë standardizimit të pagave të mësuesve. Në një deklaratë për mediat nga Kuvendi, ajo tha se deputetët e PS duhet të votojnë nismën e inicuar prej saj që edhe mësuesit që kanë mbaruar para sistemit të Bolonjës të mund të përfitojnë rritjen page. ”E para për t’i bërë thirrje Partisë Socialiste që pavarësisht votimit në Komisionin e ligjeve të tërhiqen nga këto votime kundra interesit publik dhe kundra interesit të mësuesve. Ne do të kemi mundësinë ta shqyrtojmë edhe në komisionin e edukimit, do të kemi mundësinë edhe në seancë plenare, të tërhiqen dhe të votojnë pro interesit të mësuesve, pro ligjit që e kërkojnë...