Padia e Veliajt për Olsi Dadon/ Hidhet shorti në gjykatën administrative, ja kush do e shqyrtojë çështjen

Padia e Veliajt për Olsi Dadon/ Hidhet shorti në gjykatën administrative, ja kush do e shqyrtojë çështjen

Është hedhur shorti në gjykatën administrative të Tiranës, për padinë e bërë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, kundrejt prokurorit që e hetoi, Olsi Dado. Mësohet se çështjen do ta shqyrtojnë gjyqtari administrativ i shkallës së parë Hazbi Balliu. Veliaj e depozitoi padinë pranë kësaj gjykate më datë 23 janar, ku kërkonte shpalljen e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të Dados si prokuror. Sipas Veliajt, emërimi i Ols Dados në vitin 2008 është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi ai, sipas pretendimeve, është emëruar prokuror pa kryer Shkollën e Magjistraturës, një kriter i domosdoshëm ligjor për ushtrimin e këtij funksioni. Veliaj thotë se Dado ka kaluar nga statusi i noterit direkt në atë të prokurorit, pa përmbushur kushtet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi në...