Padia e gjyqtarëve për pagat, Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën e gjyqtarëve, çfarë kërkon
Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e pagave të gjyqtarëve, pas padisë së këtyre të fundit, duke vendosur që të pranojë pjesërisht kërkesën e gjyqtarëve. Kërkesa e gjyqtarëve është pranuar, por Kuvendi duhet të gjejë formulën dhe të bëjë ligj të ri. Gjykata Kushtetuese vendosi për padinë e gjyqtarëve për pagat, siç raporton gazetarja Anila Hoxha gjykata thekson se ligjvënësi ka diskrecion për referencën e pagave megjithatë në ushtrimin e kësaj kompetence duhet të mbajë parasysh përcaktimet e nenit 138 të Kushtetutës. Gjykata vlerëson se parimet me të cilat duhet të udhëhiqet ligjvënësi, është të ndalojnë uljen edhe pse të fshehur të pagave. Gjykata Kushtetuese shprehet në vendimin e ndaj se mbrojtja e Kushtetutës nuk lejon rënie të pagës së drejtpërdrejtë apo të fshehur....
Burimi:
top-channel.tv