“Pa pranga dhe pa polici”, avokati “shpërthen” për arratisjen e Altin Ndocit: Nuk u respektuan protokollet e shoqërimit
Shoqërimi i Altin Ndocit në Spitalin e Durrësit për të kryer një vizitë mjekësore nga ku edhe u arratis, për avokatin Alban Duraj ndodhi pasi ai ishte pa asnjë masë sigurie. I ftuar në një emision televiziv, Duraj tha se Ndoci ishte pa pranga kur u shoqërua, ndonëse duhej të shoqërohej nga policia sipas rregullave të sigurisë. Avokati tha se për shoqërimin e të burgosurve përdoren standarde të dyfishta, pasi në rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj gjatë një vizite mjekësore në një klinikë në Durrës u shoqërua me masa të forta sigurie. ‘S’më takon mua që të bëjë akuzën por me atë që kemi parë nga kamerat i ndaluari ishte pa pranga, ndërkohë që duhej që të bëhej shoqërimi nga policia. Në këtë rast ka...
Burimi:
sot.com.al