”Pa Gjurmë” gjen çiftin e dyshuar për rrëmbimin e Bleona Matës, nëna sheh foton e vajzës dhe shpërthen në lot
Rasti i zhdukjes së vogëlushes Bleona Mata vijon të mbetet një nga historitë më të rënda në Shqipëri. Sipas dëshmive të fundit të bëra publike, vogëlushja dyshohet se është rrëmbyer dhe se është mbajtur peng për 3 muaj në zonën e Llakatundit, në Vlorë. Kjo pistë u forcua nga deklarime dhe materiale të trajtuara në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV, me gazetaren Odeta Dume. Nëna e vajzës, Bukurie Veizi u përball me dëshmi dhe fakte të reja mbi zhdukjen e vajzës së saj. Gjatë rrëfimit ajo tha se familja që është vënë në qendër të dyshimeve ka pasur konflikt të mëparshëm me familjen Mata. ”Çiftin nga Vlora nuk e njoh. Vetëm prindërit e vajzës i kam takuar në Zapot, ditën kur u zhduk Bleona....
Burimi:
kohajone.com