Osmani shtrëngon duart me Trump, Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes

Osmani shtrëngon duart me Trump, Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani nën pranin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka nënshkruar marrëveshjen për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes në Davos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Osmani u pa duke shkëmbyer edhe një bisedë të shkurtë me presidentin Trump, ku më pas nënshkroi marrëveshjen e cila u prit me duartrokitje nga të pranishmit e tjerë. Presidenti amerikan Donald Trump ka zyrtarizuar në Davos krijimin e Bordit të Paqes, një nismë që sipas tij synon të bashkojë liderë botërorë për të ndalur konfliktet dhe për të promovuar stabilitetin global. Në fjalën e tij në Forumin Ekonomik Botëror, Trump deklaroi se gjatë qeverisjes së tij ka arritur të ndalojë tetë luftëra dhe se kjo ditë shënon një hap të madh drejt bashkëpunimit ndërkombëtar....