Ortekët bllokojnë aksin Qafë Thore-Theth, ARRSH: Zonë me rrezik të lartë! Nuk lejohet qarkullimi

Ortekët bllokojnë aksin Qafë Thore-Theth, ARRSH: Zonë me rrezik të lartë! Nuk lejohet qarkullimi

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se rruga në aksin Qafë Thore-Theth është bllokuar plotësisht si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike. Për arsye sigurie, qarkullimi është i ndaluar për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona konsiderohet me rrezik të lartë për kalim. “Si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore-Theth, rruga është bllokuar plotësisht.  Për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim. U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e ARRSH.