Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve

Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve

Aksi Qafë Thore-Theth është bllokuar plotësisht ditën e sotme për shkak të ortekëve që kanë rënë. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale Autoriteti Rrugor Shqiptar bëjnë me dije se shkak i këtij bllokimi është shkaktuar nga rënia e ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore-Theth. ARRSH u bën apel qytetarëve që të shmangin këtë aks, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim. “Si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore-Theth, rruga është bllokuar plotësisht. Për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim. U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të...