Organizatë kriminale, trafik narkotikësh e korrupsion/ SPAK mbyll hetimet për grupin e Suel Çelës, dërgon për gjykim 21 persona (EMRAT)
spak-suel cela TIRANË- SPAK ka dërguar për gjykim grupin e Suel Çelës, 21 të pandehurit akuzohen për organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe korrupsion. Sipas njoftimit tw SPAK, të akuzuarit dyshohet se kanë vepruar si një organizatë kriminale që merrej kryesisht me trafik ndërkombëtar narkotikësh, përfshirë kokainë të sekuestruar në Ekuador, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Mes personave të pandehur janë edhe ish gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu si dhe ish shefi i Krimeve, Dedan Gjoni. Njoftimi i SPAK: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 193 të vitit 2023, në ngarkim të 21 të pandehurve të akuzuar për një sërë veprash të rënda...
Burimi:
zeri.ai