Organizatat e medias kundër draftit për shpifjen: Nuk përmbush standardet e BE-së!

Organizatat e medias kundër draftit për shpifjen: Nuk përmbush standardet e BE-së!

Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe të lirisë së medias u mblodhën përpara Kuvendit të Shqipërisë, pak para seancës plenare ku pritet të votohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal që lidhen me shpifjen, fyerjen dhe sigurinë e gazetarëve. Në një deklaratë për mediat, Blerjana Bino nga SCiDEV theksoi se shoqëria civile e ka ndjekur procesin që nga fillimi dhe ka kontribuar në konsultimet publike me një kërkesë të qartë, dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes, në përputhje me standardet evropiane. Bino paralajmëroi se teksti që pritet të votohet nuk e realizon dekriminalizimin e plotë. Sipas saj, përjashtimi i parashikuar është i kufizuar dhe i bazuar në status, vetëm për “gazetarë të regjistruar dhe të njohur” dhe vetëm për veprën e shpifjes, ndërsa...