“Ore ça ka ky qeni që flet? ”, arrestimi i 22 personave të grupit kriminal në Tiranë që shpërndante kokainë, si ranë në kurthin e policëve të infiltruar (DOSJA)

“Ore ça ka ky qeni që flet? ”, arrestimi i 22 personave të grupit kriminal në Tiranë që shpërndante kokainë, si ranë në kurthin e policëve të infiltruar (DOSJA)

Po mbahet këtë të premte në Gjykatën e Tiranës, seanca ndaj 22 personave të arrestuar pak ditë më parë në Tiranë, në një aksion antidrogë. Në gjykatë kanë dalë të arrestuarit: Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa,Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha e cila po ndjek nga afër seancën, bën me dije se ky grup është futur në kurth nga agjentë të infiltruar. Në dosjen që Top Channel siguron, agjentët janë paraqitur si blerës, duke dokumentuar kështu këtë aktivitet të paligjshëm që ishte shtrirë në...