Ora ndryshon sot, më shumë dritë gjatë ditës me kohën verore
Kjo e diel ka sjellë edhe ndryshimin e orës, duke na zhvendosur 60 minuta përpara krahasuar me një ditë më parë. Ky ndryshim shënon hyrjen në orën verore, e cila vjen me nisjen e pranverës. Ora verore na jep mundësinë të shfrytëzojmë më mirë dritën natyrale gjatë ditës, megjithatë ekspertët theksojnë se edhe një ndryshim i vogël, si ai prej 60 minutash, mund të ndikojë në organizmin tonë. Kjo periudhë zgjat rreth shtatë muaj, deri në të dielën e fundit të tetorit, kur rikthehet ora dimërore. Qëllimi kryesor i këtij ndryshimi është optimizimi i përdorimit të dritës së diellit dhe kursimi i energjisë, duke përshtatur oraret e përditshme më afër ciklit natyror të ditës. Duke lëvizur akrepat një orë përpara, aktivitetet e përditshme dhe orët...
Burimi:
kohajone.com