Opozita zbret sot përsëri në shesh, policia: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

Opozita zbret sot përsëri në shesh, policia: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

Opozita do të zbresë sërish në rrugë pasditen e kësaj të shtune, në orën 18:00. Në fokus të tubimit mbeten skandalet e qeverisë, të lidhura me një sërë hetimesh të ngritura nga SPAK, të cilat shigjetojnë me akuza Belinda Ballukun, tashmë e shkarkuar nga detyra e zv.kryeministres, për të cilën Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrestimin. Demokratët, gjatë së premtes, kanë zhvilluar mbledhjet e fundit, ku kanë përcaktuar edhe formën e organizimit të kësaj proteste. Kjo është protesta e katërt e opozitës për këtë vit, ku kërkesa mbetet e njëjtë: largimi i Edi Ramës dhe hapja e rrugës për një qeveri teknike, e cila do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Lidhur me këtë tubim të opozitës ka reaguar e policia, e cila shprehet...