Opozita zbret sot në shesh, reagon policia: Nuk e marrim përsipër zhvillimin e tubimit
Policia ka marra masat për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, që do të zhvillohet ditën e sotme në orën 18:00 para kryeministrisë, por nga ana tjetër në përgjigje të kërkesës së Partisë Demokratike, thotë se “nuk e merr përsipër zhvillimin e tubimit”. “Bazuar në analizën e riskut dhe duke marrë parasysh faktin që në protestën e kaluar ka patur shtetas të maskuar të cilët kanë hedhur bomba molotov dhe lëndë piroteknike duke dëmtuar punonjës policie, si dhe nga informacionet e marra se mund të ketë veprime të dhunshme në protestën e sotme, Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje subjektit politik, se nuk e merr përsipër zhvillimin e tubimit”, thuhet në njoftim. Nga ana tjetër, Policia e Tiranës thotë se ka ndërmarrë të gjitha masat,...
Burimi:
gijotina.com