Opozita ka thirrur protestë sot në orën 18:00 para Kryeministrisë/ Policia e Tiranës: Nuk marrim përsipër zhvillimin e tubimit, mund të ketë veprime të dhunshme
Policia e Tiranës njofton se nuk e ka autorizuar Partinë Demokratike për protestën që ka njoftuar sot në orën 18:00 para Kryeministrisë. Sipas policisë bazuar në analizën e riskut dhe duke marrë parasysh faktin që në protestën e kaluar ka patur shtetas të maskuar të cilët kanë hedhur bomba molotov dhe lëndë piroteknike duke dëmtuar punonjës policie, si dhe nga informacionet e marra se mund të ketë veprime të dhunshme në protestën e sotme, i ka kthyer përgjigje subjektit politik, se nuk e merr përsipër zhvillimin e tubimit. Megjithatë, sipas policisë, janë marrë masat për bllokimin e disa akseve rrugore. Nga ora 15:0, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë...
Burimi:
top-channel.tv