Operacioni për kapjen e një të kërkuari në Dibër, plagosen dy efektivë të “Shqiponjave”, njëri prej tyre përfundon te ‘Trauma’

Operacioni për kapjen e një të kërkuari në Dibër, plagosen dy efektivë të “Shqiponjave”, njëri prej tyre përfundon te ‘Trauma’

Dy policë të forcave shqiponja mbeten të plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se oficeri i policisë Gentjan Meda ka rënë nga një lartësi gjatë kapje së një të kërkuari, duke pësuar goditje në kokë dhe është transportuar me helikopter drejt ‘Traumës’ në Tiranë, ndërsa kolegu i tij, shtetasi me iniciale B.Gj ka thyer këmbën. Si ndodhi ngjarja? Personi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Klodian Llomi (Mazari), ka tentuar të ikë nga vendngjarja, ndërsa efektivët u hodhën mbi një mur për ta kapur, por mbetën të lënduar. Përpjekjet e forcave “Shqiponja” u shpërblyen me arrestimin e të kërkuarit, i cili rezulton i dënuar me 6 vjet e 7 muaj burg për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike”...