Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Operacioni në Tiranë/ Shpërndanin drogë në kryeqytet, në pranga edhe dy drejtorë të “One Albania” (EMRAT-VIDEO)
FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Një grup kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike që kryente aktivitetin e paligjshëm në kryeqytet është goditur nga policia e Tiranës. Për pasojë, 22 persona ranë në pranga, mes tyre edhe dy emra jo pak të njohur. Bëhet fjalë për Erald Sina, me detyrë Drejtues i Departamentit të Zyrave dhe Pasurisë në ONE Albania dhe Artan Pullazi, Team Leader në ONE Albania. Vetëm pak muaj më parë, Erald Sina është marrë nën hetim për fshehjen e një sulmi të ndodhur në kompaninë telefonike “ONE”. Ngjarje e ndodhur rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, ku dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e pikës 'ONE' në zonën e Laprakës, duke dëmtuar drynin e derës së pasme. Incidenti është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme...