Operacion policor në Tiranë si në filma (video)

Operacion policor në Tiranë si në filma (video)

Një operacion spektakolar policor është realizuar sot në Tiranë. Policia e Tiranë tregon se mbetet një polici profesioniste. Për me tepër lexo njoftimin e policisë së Shtetit dhe kliko video, që është spektakël. Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndalesa”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 10 kg kanabis, 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak, vihet në pranga 42-vjeçari. 42-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Unazë të Madhe, duke transportuar 10 kg kanabis me qëllim shitjen. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një...