Operacion për kapjen e të shumëkërkuarit në Dibër, plagosen dy efektivë të forcave “Shqiponja” (Emrat)

Operacion për kapjen e të shumëkërkuarit në Dibër, plagosen dy efektivë të forcave “Shqiponja” (Emrat)

Një incident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Dibër, ku dy efektiv i forcave “Shqiponja” kanë mbetur të plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi. Paraprakisht ngjarja është shënuar në momentin kur forcat e policisë janë futur në një banesë për të arrestuar autorin e dyshuar. Policia bën me dije se operacioni është zhvilluar në Maqellarë, për arrestimin e Klodian Llomi (Mazari)., 35 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit, ka njohur dënimin e Gjykatës së Apelit të Romës në Itali, ku ka për të vuajtur dënimin e mbetur 6 vite, 7 muaj e 2 ditë burg për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”. Gjatë ndërhyrjes, personi i cili ishte në shënjestër...