Operacion blic antidrogë në kryeqytet, SPAK “zbarkon” në disa zona të Tiranës
Foto ilustruese TIRANË- Një operacion i befasishëm antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e sotme në disa zona të Tiranës, në zonën e "Freskut" dhe pranë "Teg"-ut. Burime për ZËRI bëjnë me dije se SPAK në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Policisë së Shtetit kanë zhvilluar operacion antidrogë, si dhe për të për të goditur një bazë të një call center-i që dyshohet se operonte në fushën e mashtrimit në një shtet tjetër. Deri më tani nuk bëhet me dije emri i personit se kujt i përket ky call center. Burime bëjnë me dije se në operacionin që u realizua në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, mori pjesë edhe vetë drejtori i BKH-së, Jon Keta. Megjithatë, ende nuk ka një informacion zyrtar mbi çështjen./ZËRI
Burimi:
zeri.ai