Operacion antidrogë në Lezhë, zbulohet “shtëpia bari”, disa të arrestuar

Operacion antidrogë në Lezhë, zbulohet “shtëpia bari”, disa të arrestuar

Foto ilustruese LEZHË- Një operacion antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Lezhë. Gjatë aksionit është zbuluar një magazinë e përshtatur për kultivimin e kanabisit, pranë kryqëzimit të fshatit Tresh, në superstradën Lezhë–Milot. Në ambientin e mbyllur, të pajisur me llampa dhe infrastrukturë të posaçme për kultivim, janë gjetur dhe sekuestruar 1 mijë rrënjë kanabisi.  Mësohet se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar disa persona, emrat dhe roli i të cilëve nuk është bërë ende me dije. Ndërkohë, hetimet po vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme./ZËRI