Operacion antidrogë në Kukës, tre të arrestuar! Hetimet zgjatën 3 muaj

Operacion antidrogë në Kukës, tre të arrestuar! Hetimet zgjatën 3 muaj

FOTO ILUSTRUESE KUKËS-Tre persona janë vendosur në prangat e policisë, pas një operacioni antidrogë të zhvilluar në Kukës, pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e vendit. Aksioni është zhvilluar nga Forcat Operacionale në bashkëpunim me Policinë e Kukësit.  Prokuroria njofton se gjatë hetimeve të cilat u shtrinë në një hark kohor prej tre muajsh, policia bëri blerje të simuluar të kokainës. Gjatë procedimit me blerje të stimuluar, u sekuestruan 12.5 gramë lëndë e dyshuar kokainë dhe gjatë operacionit të sotëm u gjet dhe sekuestrua 459 gramë lëndë e dyshuar kokainë. NJOFTIMI I PROKURORISË: Hetimet e Prokurorisë Kukës çojnë në arrestimin e 3 personave të dyshuar për ‘Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’, sekuestrohet 459 gr kokainë Pas një hetimi tre mujor të Prokurorisë pranë Gjykatës...