Ofronin kalim të paligjshëm drejt SHBA-së kundrejt 35 mijë eurove, Prokuroria dërgon në gjyq 6 persona”
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq 6 shtetas për veprat penale ‘Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave’, ‘Falsifikim i dokumentit’ si dhe ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’. Nga hetimet të nisura mbi bazën e materialeve të referuara nga Departamenti i Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Diplomatik/ Zyra për Hetimet kriminale jashtë SHBA-së, rezultoi se shtetasi A.H., së bashku me disa shtetas te tjerë shqiptarë janë kontrabanduar në rajonin e Karaibeve, me qëllim më pas për të kaluar ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas të dhënave, personi i dyshuar që ka organizuar këtë aktivitet është shtetasi shqiptar H.M. alias A. M., i hetuar...
Burimi:
sot.com.al