“O Don Kishot boll shpike mullinj ere”/ Emigranti ironizon kryeministrin: O mbret pa kurorë, erdhe si shpresë por je…

“O Don Kishot boll shpike mullinj ere”/ Emigranti ironizon kryeministrin: O mbret pa kurorë, erdhe si shpresë por je…

Protesta e 35-të kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës është shoqëruar me mesazhe të forta edhe nga shqiptarët e diasporës, të cilët kanë marrë fjalën në podiumin e ngritur para Kryeministrisë. Një prej përfaqësuesve të diasporës akuzoi qeverinë për shkelje të të drejtave të njeriut dhe kërkoi lirimin e protestuesve të arrestuar gjatë përplasjeve me policinë, ndërsa nuk kurseu ironitë dhe sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama. Më tej, ai iu drejtua kryeministrit me tone të ashpra, duke e cilësuar “mbret pa kurorë” dhe “Don Kishot”, ndërsa e akuzoi se po krijon armiq të sajuar për të shmangur përgjegjësinë. “Zotëria këtu bashkë me Taulant Ballën treguan që nuk kanë respekt për ligjin. Shqipëria është anëtare e Konventës së të Drejtave të Njeriut. Kanë dhunuar artikullin 11,...