NYT: Izraeli i shpërfilli paralajmërimet e SHBA-së për të mos sulmuar rezervuarët iraniane të naftës
Tensionet mes Shtetet e Bashkuara dhe Izraelit janë rritur gjatë operacioneve të fundit ushtarake kundër Iranit, sipas një raporti të publikuar nga The New York Times. Gazeta zbulon se zyrtarët amerikanë kishin paralajmëruar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të mos sulmonte rezervuarët e mëdhenj të naftës pranë Teheran, por këshilla e tyre u injorua. Sipas raportit, në fund të shkurtit zyrtarë të lartë izraelitë i kishin sugjeruar Netanyahut se nëse sulmet fillestare do të eliminonin një pjesë të madhe të udhëheqjes iraniane, përfshirë edhe liderin suprem Ali Khamenei – atëherë mund të shpërthenin protesta të mëdha popullore që do të çonin në rrëzimin e regjimit. Kjo ide u përcoll edhe te presidenti amerikan Donald Trump, i cili në një mesazh drejtuar popullit iranian pas fillimit të...
Burimi:
kohajone.com